​Turqia dënon deklaratat e Putinit për gjenocidin armen

Bota

​Turqia dënon deklaratat e Putinit për gjenocidin armen

Më: 24 prill 2015 Në ora: 20:31

Turqia hodhi poshtë dhe dënoi sot deklaratat e mbajtura sot gjatë ceremonive me rastin e 100-vjetorit të gjenocidit armen në Erevan nga presidenti rus, Vladimir Putin, i cili konfirmoi se asgjë nuk mund t’i justifikonte masakrat në masë.

“Ne hedhim poshtë dhe dënojmë cilësimin e ngjarjeve të vitit 1915 si gjenocid nga presidenti rus, Putin, pavarësisht paralajmërimeve dhe thirrjeve tona”, shkruan në një Komunikatë Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, që hedh poshtë në mënyrë kategorike karakterin e organizuar të masakrave të kryera nga Perandoria osmane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat