​Evakuohet Statuja e Lirisë për shkak të një pakoje të dyshimtë

Bota

​Evakuohet Statuja e Lirisë për shkak të një pakoje të dyshimtë

Më: 24 prill 2015 Në ora: 20:30

Ishulli i Statujës së Lirisë, një prej monumenteve më të vizituara të SHBA-së, u evakua sot për shkak të një pakoje të dyshimtë, theksuan mediat lokale në Nju Jork.

“Një pako e dyshimtë ka detyruar forcat e sigurisë të evakuojnë njerëzit përreth Statujës së Lirisë dhe ishullit ku ndodhet ajo në jug të Manhatanit”, siç bëhet e ditur nga Shërbimi i parqeve kombëtare amerikane.

Shërbimi i parqeve kombëtare nuk i ka konfirmuar menjëherë shkaqet e këtij evakuimi.

“Evakuimi i Statujës së Lirisë dhe ishullit në jug të Manhatanit u vendos sepse një qen i policisë kishte ndjerë një erë të dyshimtë pranë rafteve ku vizitorët linin sendet e tyre”, sipas stacionit televiziv NBC.

Statuja vizitohet çdo ditë nga mijëra turistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat