Ndalohet hyrja e motoçiklistëve rusë në Poloni

Bota

Ndalohet hyrja e motoçiklistëve rusë në Poloni

Më: 24 prill 2015 Në ora: 19:32

Polonia thotë se nuk do të lejojë një grup i madh të motoçiklistëve rusë që të hyjnë në territorin e Bashkimit Evropian për një udhëtim të planifikuar nga Moska në Berlin, për të përkujtuar 70 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ministria e Jashtme polake tha më 24 prill se ajo e kishte njoftuar Ambasadën ruse në Varshavë se ka mohuar hyrjen në motoçiklistëve, duke përfshirë anëtarët e "Ujqve të Natës", klub i motoristëve të mbështetur nga presidenti rus, Vladimir Putin.

"Ujqit e Natës", që kanë mbështetje nga Kremlini dhe Kisha Ortodokse Ruse, planifikonin të kalonin nëpër Bjellorusi, Poloni, Republikë të Çekisë, Sllovaki dhe Austri, për të arritur në Berlin më 9 maj.

Uashingtoni njoftoi sanksionet kundër "Ujqve të Natës" në muajin dhjetor, pas raporteve se anëtarët e tij i kishin shërbyer në një grupi të armatosur gjatë konfliktit në Ukrainë.

Por, ky grup, zyrtarisht nuk ka qenë në listën e zezë të BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat