Shtatë persona të vrarë nga dy sulme në Irak

Bota

Shtatë persona të vrarë nga dy sulme në Irak

Më: 24 prill 2015 Në ora: 15:38

Shtatë persona janë vrarë në dy shpërthime me bomba në Irak.

Njëri shpërthim ndodhi pranë një tregu, ndërsa tjetri pranë një gjykate.

Agjencia e lajmeve Associated Press citon një zyrtar policor të ketë thënë anonimisht se sulmi i parë i sotëm ndodhi pranë një tregu në qytetin me shumicë sunite, Tarmiyiah, 50 kilometra në veri të Bagdadit.

Katër persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën.

Bomba e dytë, pranë një gjykate në qytetin Mahmudiyah, në jug të Bagdadit, vrau tre persona dhe plagosi nëntë të tjerë.

Askush nuk mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat