Al Kaida planifikonte të sulmonte Vatikanin

Bota

Al Kaida planifikonte të sulmonte Vatikanin

Më: 24 prill 2015 Në ora: 14:33

Vatikani ka mundur të jetë cak I sulmeve terroriste të grupeve që janë të lidhura me Al-Kaidën kanë deklaruar zyrtarët italianë pas arrestimit të disa ekstremistëve në këtë vend.

Policia italiane ka zbuluar një çerdhe militantësh në Sardenjë dhe në mesin e tyre ka qenë edhe një vetëvrasës me bombë i cili ka planifikuar një sulm të mundshëm në Selinë e Shenjtë.

Siç shkruan BBC, besohet se disa nga të dyshuarit janë përgjegjës për sulmin në tregun e Peshavarit në vitin 2009 kur u vranë 137 persona.

Në aksionin e policisë italiane janë arrestuar 18 persona, ku disa prej tyre kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërkaq operacioni po vazhdon ende.

Mediat lokale kanë bërë të ditur se dy të arrestuarit kanë mbrojtur Osama Bin Ladenin.

Arrestimet në Itali janë kryer vetëm dy ditë pasi që policia franceze ka arrestuar një 24 vjeçar i cili ka planifikuar sulme terroriste në Paris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat