Anijet iraniane largohen nga Jemeni

Bota

Anijet iraniane largohen nga Jemeni

Më: 24 prill 2015 Në ora: 08:38

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se anijet e Iranit, që dyshohet se bartin armë për rebelët shiitë Huthi, janë duke u larguar nga Jemeni.

Zyrtarë anonimë janë cituar duke thënë se konvoji prej nëntë anijesh ka lëvizur drejt veriut, larg vendit të shkatërruar nga lufta.

Ata kanë thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të monitorojnë për të parë nëse kursi i anijeve vazhdon.

Më 21 prill, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se Qeveria amerikane ka paralajmëruar Iranin kundër dërgimit të armëve në Jemen.

Rebelët Huthi atje, që kanë qartazi mbështetjen e Iranit, janë duke luftuar forcat pro-qeveritare dhe kanë marrë kontrollin e shumë territoreve, përfshirë kryeqytetin Sana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat