Rusi, Argjentinë: Marrëveshje për energjinë

Bota

Rusi, Argjentinë: Marrëveshje për energjinë

Më: 24 prill 2015 Në ora: 08:32

Pas takimit në Moskë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, kanë shpallur “partneritet të plotë strategjik” midis dy vendeve.

Putin dhe Kirchner kanë mbikëqyrur nënshkrimin e disa marrëveshjeve për bashkëpunim në energji.

Marrëveshjet përfshijnë zotimin e Moskës për të financuar një hidrocentral në Argjentinë dhe bashkëpunimin midis gjigantit rus të gazit Gazprom dhe kompanisë shtetërore të naftës në Argjentinë, YPF.

Putin ka thënë se dy vendet po ashtu janë pajtuar për të zgjeruar bashkëpunimin midis agjencive të mbrojtjes.

Rusia synon të thellojë tregtinë me Amerikën Latine për të kompensuar efektet e sanksioneve që i ka vënë Perëndimi për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat