84 imigrantë të shpëtuar në brigjet e Libisë, 220 të tjerë mbërrijnë në Siçili

Bota

84 imigrantë të shpëtuar në brigjet e Libisë, 220 të tjerë mbërrijnë në Siçili

Më: 23 prill 2015 Në ora: 21:26

Tetëdhjetë e katër imigrantë, gomonia e të cilëve po mbytej, u shpëtuan sot në brigjet e Libisë, ndërkohë që 220 të tjerë kanë zbarkuar në Katanë (Siçili), njoftuan rojat bregdetare italiane.

Pas ndihmës së kërkuar në mëngjes nëpërmjet një telefoni satelitor, rojat bregdetare italiane kanë dërguar anijen e tyre ”Fiorillo” në brigjet libiane.

Anija italiane mbërriti në momentin e duhur për t’i ardhur në ndihmë 84 pasagjerëve, të gjithë persona nga Afrika sub-sahariane, para se gomonia e tyre të mbytej.

Më pas, anija e patrullimit ”Denaro” e policisë doganore dhe financiare u ankorua në Katana me 220 persona, gjashtë prej të cilëve gra, të shpëtuar rreth 40 kilometra nëga brigjet libiane.

Një samit evropian është thirrur sot për të diskutuar për masat kundër trafikimit të imigrantëve në Libi, pas mbytjes së një peshkarexhe që shkaktoi rreth 750 të vdekur, sipas prokurorisë së Katanës, ngarkuar me hetimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat