Valls: Rrezik i lartë terrorizmi në Francë

Bota

Valls: Rrezik i lartë terrorizmi në Francë

Më: 23 prill 2015 Në ora: 18:47

Kryeministri francez Manuel Valls, thotë se rreziku i terrorizmit në Francë nuk ka qenë kurrë ndonjëherë kaq i lartë, duke thënë se policia ka parandaluar pesë sulme të mundshme që nga viti 2013, përfshirë arrestimin e një ekstremisti islamik këtë javë që besohet të kishte planifikuar sulme ndaj një ose më shumë kishave.

Kryeministri Valls tha sot se qindra qytetarë francezë janë aktualisht në Siri, ku mund të radikalizohen.

Agjencia franceze e lajmeve njofton se qytetarët francezë të cilëve u referohet, janë pjesë e një grupi prej mbi 1 mijë francezëve që janë të lidhur me të ashtuquajtur “rrjete terroristësh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat