​Londra ofron tre anije dhe helikopterë për të ndaluar fluksin e imigrantëve në Mesdhe

Bota

​Londra ofron tre anije dhe helikopterë për të ndaluar fluksin e imigrantëve në Mesdhe

Më: 23 prill 2015 Në ora: 18:31

Britania e Madhe propozoi sot anije ushtarake dhe helikopterë për të ndihmuar evropianët për të ndaluar fluksin e imigrantëve që tentojnë të kalojnë Mesdheun, njoftoi kryeministri, David Cameron.

“Ashtu si gjithmonë, Britania e Madhe do të japë ndihmën e saj”, konfirmoi me një ton luftarak, Cameron, pas mbërritjes në samitin e jashtëzakonshëm evropian thirrur pas tragjedisë tjetër në Mesdhe, ku si pasojë humbën jetën 800 persona.

“Dëshiroj të ofroj sot ‘HMS Bulwark, një prej luftaanijeve më të mëdha britanike, tre helikopterë dhe dy anije patrullim”, shtoi ai.

Drejtuesit evropianë do të kalojnë në rishikimin e një plani veprimi prej 10 pikash nga Komisioni Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat