Loretta Lynch për postin e Prokurores së Përgjithshme

Bota

Loretta Lynch për postin e Prokurores së Përgjithshme

Më: 23 prill 2015 Në ora: 18:17

Pesë muaj pas emërimit nga Presidenti Obama për postin e Prokurores së Përgjithshme, Loretta Lynch, pritet të marrë sot, më në fund, miratimin përfundimtar.

Kandidatura e saj ishte bllokuar pasi senatorët demokratë nuk pranonin të miratonin ligjin për luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore, pasi republikanët kishin bërë pjesë të tij edhe një amendament kundër abortit. Në kundërpërgjigje, udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell, nuk pranonte ta paraqiste kandidaturën e zonjës Lynch për votë.

Ngërçi u kapërcye në fillim të javës, kur një grup senatorësh republikanë dhe demokratë arritën një kompromis, duke i hapur rrugën miratimit të kandidaturës së zonjës Lynch me 99 vota në favor dhe asnjë kundër. Zonja Lynch ka qënë prokurore federale në Nju Jork.

Nëse miratohet, ajo do të ishte gruaja e parë afrikano-amerikane në krye të Departamentit të Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat