Putin udhëton në Armeni

Bota

Putin udhëton në Armeni

Më: 23 prill 2015 Në ora: 17:45

Presidenti rus Vladimir Putin do të udhëtojë në Armeni për të marrë pjesë në ceremonitë e 24 prillit, duke shënuar njëqindvjetorin e vrasjes masive të armenëve nga Perandoria Osmane.

Kremlini njoftoi zyrtarisht udhëtim e Putinit më 20 prill.

Me ftesë të Presidentit armen Serzh Sargsyan, Putin do të vizitojë Jerevanin më 24 prill, "për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore të dedikuar për gjenocidin e armenëve në Perandorinë Osmane."

Rusia është një nga më shumë se 20 vende që njeh vdekjen rreth 1.5 milion armenëve gjatë kohës së sundimit të Perandorisë Osmane, si genocid.

Turqia kundërshton fjalën "gjenocid", duke pretenduar se nuk kishte asnjë përpjekje e planifikuar qeveria osmane që të asgjësojë pakicën e krishterë.

Udhëheqës të tjerë priten të marrin pjesë në ceremonitë në Armeni, përfshirë presidentin francez Francois Hollande.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat