Helmim masiv i fëmijëve në Sarajevë

Bota

Helmim masiv i fëmijëve në Sarajevë

Më: 23 prill 2015 Në ora: 15:38

Mbi 70 fëmijë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike të Sarajevës, për shkak të temperaturës së lartë, diarresë dhe të vjellave.

Të gjithë ata vijnë nga kopshti “Fëmijët e Sarajevës”.

Autoritetet spitalore besojnë se bëhet fjalë për helmim nga ushqimi.

“Shtatëdhjetepesë fëmijë kanë ardhur në njësinë e sëmundjeve infektive të Qendrës Klinike të Sarajevës, pasi dyshohet se janë helmuar. Deri më tash, 27 nga ta janë hospitalizuar”, ka thënë Zëdhënësja e spitalit, Azra Dedajiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat