Republika e Moldavisë po armatoset

Bota

Republika e Moldavisë po armatoset

Më: 21 prill 2015 Në ora: 15:14

Republika e Moldavisë do të modernizojë forcat e veta usharake, ka bërë të ditur ministri i ri i Mbrojtjes Viorel Cibotaru. Ai llogarit me mbështetje nga jashtë. Në një intervistë televizive Cibotaru tha se shpreson që partnerët perëndimorë për shkak të "pozitës së komplikuar gjeopolitike" do të kenë interes ta mbështesin armatën e këtij vendi, që të jetë më efikase. Ushtria duhet të jetë në gjendje të veprojë në rast nevoje, pohon ai. Paralajmërimet e ministrit vijnë në një kohë kur buxheti i ushtrisë së këtij vendi është vetëm 0,3 % e produktit bruto në vend dhe nuk mjafton madje as për furnizimin e ushtrisë me ushqime dhe veshmbathje.

Moldavia shpreson tek mbështetja e NATO-s

Para pak kohësh Moldavia ka paraqitur në Bruksel disa propozime dhe ide të reja për përmirësimin e mundësive të mbrojtjes. Kjo për shkak të luftës në Ukrainë dhe afrimit gjithnjë e më të madh të luftës afër kufirit të Moldavisë. "Dëshira jonë është që Republika e Moldavisë të marrë pjesë në zgjidhjen e konfliktit", nënvizoi Cibotaru. Bëhet fjalë për stërvitje të ushtrisë dhe për mbështetje teknike ushtarake. Ministri paralajmëroi se deri në vitin 2018 do të krijohet edhe një bazë e re ushtarake, e cila "do të duket krejt ndryshe nga kazermat e tanishme të vjetra nga koha sovjetike". Moldavia do të sigurojë në radhë të parë artileri. Vendi i tij po përballet me një varg rreziqesh si pasojë e "krizës së tanishme në Ukrainë." Ndaj është i domosdoshëm një debat lidhur me neutralitetin e Moldavisë.

Mendimet e ndryshme

Partia Komuniste e cila e mbështet qeverinë pakicë të kryeministrit Chiril Gaburici nuk është dakord me afrimin e Moldavisë me NATO-n. Shefi i komunistëve prorusë, ish - presidenti i vendit, Vladimir Voronin, kërcënon me tërheqjen e mbështetjes. Voronin i ka reduktuar trupat gjatë madatit të tij me rreth 2.000 ushtarë duke e çuar numrin e tyre në 6.500 dhe ka propozuar madje edhe shpërbërjen e plotë të ushtrisë moldave, me çka i ka sinjalizuar Moskës neutralitetin e Moldavisë.
Politologu moldav Ion Manole nga organizata joqeveritare "Promo-Lex" mendon se bashkëpunimi me NATO-n është mundësia e vetme për të garantuar sigurinë e vendit. Në bisedë për DW ai thotë se "Republika e Moldavisë është një vend i vogël që nuk mund të mbrohet nga një agresion i jashtëm." Një problem i madh është prezenca e tri armatave në Republikën e Moldavisë: Armata Popullore, Armata e seperatistëve në Transnistria dhe njëristë ruse, të dislokuara në Transnistria. Në këto kushte janë të cënuar siguria dhe stabiliteti i vendit. Modernizimi i ushtrisë i shërben vetëm mbrojtjes së vendit".
Ish-ministri i Mbrojtjes Victor Gaiciuk ee mbështet modernizimin e forcave ushtarake, por kritikon afrimin e vendit me NATO-n. Në bisedë për DW ai thotë se Moldavia duhet të ruajë neturalitetin e saj dhe të kërkojë ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit nga OKB, OSBE, SHBA, Rusia dhe BE. "Kjo e bën Moldavinë atraktive si për Lindjen ashtu edhe për Perëndimin në përpjekjet për zgjidhjen e problemit të Transnistrias", thotë Gaiciuk. Në këtë mënyrë Rusia nuk do të kishte asnjë argument për mbajtjen e trupave në territorin e Moldavisë. Republika seperatiste e Transnistrias, e panjohur nga asnjë vend, i përket Repubilikës së Moldavisë, por mbështetet hapur prej Rusisë.

Trashëgimia sovjetike

Gjendja e ushtrisë është për t'u vajtuar. Ajo ka 5.300 ushtarë. Në një rast serioz, sipas të dhënave zyrtare, mund të angazhohen nën armë 700.000 moldavë. Por kritikët dyshojnë. Ndërkohë që armët janë shumë të dobëta - shumë prej tyre kanë mbetur nga koha e Bashkimit Sovjetik. Ndërsa "armata" e Transnistrias ka më shumë se 7.500 ushtarë, me armë dhe pajisje moderne, të siguruara me ndihmën e Rusisë. Këtu duhet shtuar edhe rreth 2.000 ushtarë rusë, sa janë të dislokuar në Transnistria dhe janë të pajisur me armë dhe sisteme moderne ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat