Morsi dënohet me 20 vjet burgim

Bota

Morsi dënohet me 20 vjet burgim

Më: 21 prill 2015 Në ora: 11:05

Drejtësia në Egjipt ka dënuar presidentin e rrëzuar islamik, Muhammad Morsi, me 20 vjet burgim, në lidhje me vrasjen e protestuesve më vitin 2012.

Verdikti është marrë nga Gjykata Penale në Kajro.

Morsi është rrëzuar nga ushtria në korrik të vitit 2013, pas protestave masive kundër sundimit të tij.

Qysh atëherë, autoritetet kanë shpallur të paligjshme partinë Vëllazëria Myslimane dhe kanë arrestuar mijëra mbështetës të saj.

Morsi dhe disa liderë të tjerë të Vëllazërisë Myslimane janë akuzuar për nxitjen e mbështetësve për të vrarë një gazetar dhe protestues opozitarë, gjatë përleshjeve jashtë pallatit presidencial, në fund të vitit 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat