Bateristi i AC/DC pranon fajësinë për kërcënim me vrasje

Bota

Bateristi i AC/DC pranon fajësinë për kërcënim me vrasje

Më: 21 prill 2015 Në ora: 10:51

Bateristi i rock-grupit me famë botërore, AC/DC, ka pranuar fajësinë për kërcënim me vrasje dhe posedim të drogave.

Phil Rudd ka dalë sot para gjykatës në Zelandë të Re.

Ai ka pranuar se i ka ofruar shuma të mëdha të parave të gatshme, makina dhe një shtëpi një shoku, pasi i ka kërkuar atij që “ta heq qafe” viktimën, e cila ka punuar me të.

Rudd do të dënohet në muajin qershor.

Ai nuk do të marrë pjesë në turneun botëror të AC/DC, i cili nis muajin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat