Faza e dënimit për sulmuesin e Maratonës së Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev, nis sot.
Gjykata do të vendosë nëse Tsarnaev do të dënohet me vdekje ose burgim të përjetshëm, pa mundësinë e lirimit me kusht.
Tre njerëz janë vrarë dhe rreth 260 të tjerë janë plagosur, pasi dy bomba kanë shpërthyer në linjën e finishit të maratonës, më 15 prill të vitit 2013.
Sondazhet e opinionit në Boston tregojnë se shumica e të anketuarve kundërshtojnë dënimin me vdekje të 21-vjeçarit.
Disa familje të viktimve, përfshirë prindërit e një djali 8 vjeç të vrarë në sulme, thonë se Tsarnaev duhet të kalojë jetën në burg.
Prokurorët pritet të fokusohen në brutalitetin e sulmeve.