Forcat ruse vrasin udhëheqësin e ekstremistëve

Bota

Forcat ruse vrasin udhëheqësin e ekstremistëve

Më: 20 prill 2015 Në ora: 20:50

Forcat speciale ruse kanë vrarë udhëheqësin e grupit të lidhur me Al Kaidën në Kaukaz, ka deklaruar sot shërbimi rus në lutën kundër terrorizmit.

Aliashkab Kebekov vitin e kaluar ka ardhur në krye të organizatës të “Emiratit të Kaukazit” pasi që është vrarë udhëheqësi Doku Umarov i cili ka marrë përgjegjësi për shumë sulme në Rusi.

Kebekov javën e kaluar është shpallur në listën e terroristëve të Amerikës.

Komiteti rus i antiterrorist ka deklaruar sot se forcat speciale kanë vrarë Kebekobin dhe dy ekstremistë tjerë pasi që janë rrethuar në një shtëpi në Dagestan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat