Dënohet me burg gazetari opozitar rus

Bota

Dënohet me burg gazetari opozitar rus

Më: 20 prill 2015 Në ora: 19:50

Një gjykatë në Moskë ka dënuar një gazetar opozitar me 7 vjet burgim, nën akuzat për terrorizëm dhe ekstremizëm.

Gjykata Ushtarake Rajonale e Moskës ka marrë sot vendimin kundër Boris Stomakhinit.

Vendimi po ashtu ndalon Stomakhinin që të punojë si gazetar për pesë vjet.

Stomakhin ka thënë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht, ndërsa avokatja e tij, Tatyana Sidorkina, ka thënë se do të apelojë vendimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat