Zëdhënësi i presidentit rus, ka thënë se Vladimir Putin nuk e ka në plan të ngrejë çështjen e dërgesës së pezulluar në Rusi të dy anijeve të luftës të prodhuara në Francë me presidentin e këtij shteti, Francois Hollande.
Të dy liderët pritet të takohet në Jerevan të Armenisë më 24 prill.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov e ka konfirmuar sot se Putini dhe Hollande e kanë në plan të takohen në Jerevan në ceremoninë që përkujton 1.5 milionë armenët e vrarë nga Perandoria Osmane.
Peskov ka thënë se i takon Hollande nëse dëshiron të ngris këtë çështje gjatë takimit.
Dje, presidenti francez i ka thënë një televizioni francez se kjo temë mund të diskutohet me Putinin në Armeni.
Franca e ka shtyrë marrëveshjen në vlerë prej 1.5 miliard dollarëve me Rusinë si reagim ndaj aneksimit rus të gadishullit ukrainas të Krimesë.
Rusia ka thënë se Moska do të kërkojë kthimin e parave nëse anijet luftarake që do përdoren për bartjen e helikopterëve nuk i dorëzohen shtetit rus.