​Policia arreston një grup ndërkombëtar trafikantësh të emigrantëve

Bota

​Policia arreston një grup ndërkombëtar trafikantësh të emigrantëve

Më: 20 prill 2015 Në ora: 13:46

Policia italiane zbuloi sot një grup të dyshuar për trafikun ndërkombëtar të emigrantëve dhe arrestoi disa persona të përfshirë në këtë rrjet ilegal të trafikimi të emigrantëve drejt Italisë, bënë me dije prokurorët.

“Këta trafikantë nga Eritrea, Etiopia, Bregu i Fildishtë dhe Gana kishin përfituar të ardhura të jashtëzakonshme nga operacionet ilegale të emigrimit, ku ishin përfshirë mijëra qytetarë nga vendet respektive”, thanë prokurorët.

Germai, një qytetar etiopian, kërkohej nga drejtësia që nga korriku i vitit 2014 dhe sipas prokurorëve besohet se ai është organizatori përgjegjës për mbytjen e një anijeje në tetor 2013 ku humbën jetën 366 persona, pranë brigjeve të Lampeduzës.

Ata shtuan se kishin zbuluar se ky rrjet kriminal operonte në Palermo, Agrixhento, Katania dhe Milano në bashkëpunim me grupe afrikane dhe magrebine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat