400 mijë rusë pritet të amnistohen

Bota

400 mijë rusë pritet të amnistohen

Më: 20 prill 2015 Në ora: 13:12

Një zyrtar rus ka thënë se deri në 400 mijë persona do të lirohen, dënimet e pezulluara do të shpallen të pavlefshme apo do të lirohen nga akuzat në kuadër të amnistisë që rastis të jetë në të njëjtën kohë me Ditën e Fitores.

Ceremonitë e Ditës së Fitores shënojnë 70 vjetorin e humbjes së Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Udhëheqësi i Komisionit të Legjislacionit në Dumën shtetërore, PavelKrasheninnikov, ka thënë se vendimi përfshinë 260 mijë të burgosur dhe të dënuar me verdikte të pezulluara si dhe 140 rusë që përballen me akuza të ndryshme.

Duma apo dhoma e ulët e parlamentit rus, pritet të diskutojë propozimin për amnisti më 22 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat