Vritet brutalisht vrasësja më e famshme në Meksikë

Bota

Vritet brutalisht vrasësja më e famshme në Meksikë

Më: 20 prill 2015 Në ora: 12:54

Një vrasëse me pseudonimin “Vajza e dobët” është vrarë brutalisht në kufirin jugor të Meksikës. Policia tha se ajo është vrarë nga grupet rivale të kartelit të drogës, që vazhdojnë të përleshen në kufijtë e vendit të Amerikës Qendrore.

Jozelin Alehandra Nino, besohet se është vrarë nga grupet rivale. Trupi i saj u gjet brenda një frigoriferi në kufirin meksikan. Nino bënte pjesë në grupin famëkeq të “Vajzave të dobëta”, që përbëhej nga tre anëtare që kryenin vrasje me porosi të karteleve të drogës në Meksikë.

Ajo operonte në Meksikë me emrin Rio Bravo. Dy bashkëpunëtoret e saj janë kapur më herët nga policia meksikane dhe janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat