Merkel kërkon të veprohet shpejtë për krizën e migrantëve

Bota

Merkel kërkon të veprohet shpejtë për krizën e migrantëve

Më: 20 prill 2015 Në ora: 12:32

Gjermania dhe partnerët e saj evropianë kanë nevojë që të veprojnë shpejtë për masa të reja që do të evitonin tragjeditë me anijet e migrantëve në Mesdhe,ka thënë sot zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel.

Zëdhënësi Steffen Seibert, ka hedhur poshtë raportimet se ka dallime në qëndrimet që po mbahen në Berlin rreth asaj se si të procedohet më tutje me grupet e migrantëve që po e kalojnë Mesdheun për të arritur në Evropë.

“Është e qartë për të gjithë pjesëtarët e qeverisë që diçka duhet bërë për të parandaluar aksidente të tjera, për të parandaluar vdekjet masive në Mesdhe”, ka thënë Seibert.

Dje është raportuar se 700 migrantë ilegalë kanë vdekur në Mesdhe derisa kanë bërë përpjekje të arrijnë në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat