OBSH: Herbicidet shkaku i vdekjeve misterioze në Nigeri

Bota

OBSH: Herbicidet shkaku i vdekjeve misterioze në Nigeri

Më: 19 prill 2015 Në ora: 16:56

Herbicidet janë shkaku kryesor, sipas ekspertëve, për të shpjeguar sëmundjen misterioze që shkaktoi vdekjen e 18 personave në jugperëndim të Nigerisë, deklaroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OMS).

“Hipoteza aktuale është se herbicidet kanë qenë shkaku i sëmundjes”, shpjegoi zëdhënësi i OBSH-së, Gregory Hartl me anë të një tweet-i. Megjithatë, ai nuk shpjegoi mënyrën sesi këto herbicide kanë helmuar të sëmurët.

“Testet e deritanishem nuk kanë terguar prani të baktereve apo viruseve”, shtoi zëdhënësi. ”Testet janë bërë në Nigeri dhe ky vend ka në dispozicion laboratorë shumë të mirë”, tha ai. Një sëmundje misterioze shkaktoi vdekjen e 17 personave në jugperëndim të Nigerisë, të cilët kanë ndërruar jetë brutalisht.

“Shtatëmbëdhjetë persona kanë vdekur nga sëmundja misterioze që prej shfaqjes së saj në fillim të javës në qytetin Odë-Irele, në shtetin e Ondos”, deklaroi zëdhënësi i shtetit, Kavode Akinmade. Simptomat e kësaj sëmundjeje misterioze janë dhimbje koke, humbje ekuilibri, turbullime të shikimit duke sjellë vdekjen brenda 24 orëve. “Kërkimet e kryera deri tani nuk kanë treguar nëse bëhej fjalë për një sëmundje virale apo për sëmundjen e Ebolës”, theksoi zëdhënësi.

Ebola, një sëmundje hemoragjike me origjinë virale, ka shkaktuar vdekjen e me shumë se 10 600 personave kryesisht në tre shtete të Afrikës Perëndimore, Liberi , Sierra Leone dhe Guine që prej fillimit të vitit 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat