OKB: 90 mijë vetë të zhvendosur nga dhuna në Anbar të Irakut

Bota

OKB: 90 mijë vetë të zhvendosur nga dhuna në Anbar të Irakut

Më: 19 prill 2015 Në ora: 14:57

Kombet e Bashkuara thonë se më se 90 mijë vetë janë detyruar të zhvendosen nga luftimet ndërmjet forcave të qeverisë së Irakut dhe militantëve të Shtetit Islamik, në provincën perëndimore, Anbar.

Koordinatorja humanitare e OKB-së në Irak, Lise Grande, tha sot se “situata është dramatike” dhe vetëm ndihma urgjente humanitare mund t’i shpëtoj jetët e njerëzve.

Sipas saj, prioritet i lartë është sigurimi i ujit, ushqimit dhe strehimit, për mijëra njerëz, që janë larguar nga shtëpitë e tyre “duke kërkuar siguri”.

Prej muajit janar të vitit 2014, së paku 2.7 milionë irakianë, janë detyruar të zhvendosen në gjithë vendin, përfshirë edhe 400 mijë nga provinca Anbar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat