Kostresh: Çështja e autonomisë së Vojvodinës – e hapur

Bota

Kostresh: Çështja e autonomisë së Vojvodinës – e hapur

Më: 19 prill 2015 Në ora: 13:37

Zëvendëskryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Bojan Kostresh, ka deklaruar se autonomia e Vojvodinës është “vazhdimisht e hapur” dhe ka vlerësuar se kjo mund të sjellë prolbleme.

“Nëse Vojvodina shndërrohet në problem, atëherë kjo nuk është mirë as për Vojvodinën, as për Serbinë”, i tha Kostresh së përditshmes, Dnevnik, me seli në Novi Sad.

Sipas tij, prej vitit 1988, kur regjimi i atëhershëm i Sllobodan Millosheviqit, ia mori Vojvodinës autonominë e gjërë, e deri te qeveria e tashme, nuk është marrë përgjigje e qartë në pyetjen se a duhet Vojvodina të jetë autonome dhe cilin nivel të autonomisë ajo duhet ta ketë.

“Kur të merremi vesh për këtë çështje kryesore, atëherë mund të shkojmë mëtutje”, tha Kostresh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat