Jemen: Dhjetëra të vrarë në luftimet në qytetin Taez

Bota

Jemen: Dhjetëra të vrarë në luftimet në qytetin Taez

Më: 19 prill 2015 Në ora: 10:38

Punëtorët shëndetësorë thonë se së paku 27 vetë janë vrarë në qytetin Taez në Jemen, gjatë përleshjeve ndërmjet kryengritësve shiitë huthi dhe lojalistëve të presidentit, Abd-Rabbo Manosur Hadi.

Banorët thanë se këtë qytet në pjesën jugperëndimore të Jemenit, dje e kishin tronditur eksplodimet dhe të shtënat nga armët e zjarrit.

Raportohet se 19 kryengritës shiitë huthi, dhe 8 lojalistë, janë vrarë gjatë luftimeve.

Të premten, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka ndërmarrë sulme të fuqishme ajrore kundër pallatit presidencial në Taez, që është qyteti i tretë për nga madhësia në Jemen, dhe në pozicionet e forcave speciale të ish-presidentit, Ali Abduallah Saleh, që tash janë aleatë me kryengritësit shiitë huthi.

Presidenti Hadi është larguar në Arabinë Saudite, javën e kaluar, derisa kryengritësit e morën kontrollin në qytetin Aden, ku ai ishte strehuar pasi ishte larguar nga kryeqyteti Sana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat