Papa kërkon ndihmë për Italinë nga BE-ja lidhur me imigrantët

Bota

Papa kërkon ndihmë për Italinë nga BE-ja lidhur me imigrantët

Më: 19 prill 2015 Në ora: 10:32

Papa Françesk i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për ta ndihmuar më tepër Italinë, për shkak të numrit në rritje të imigrantëve që kërkojnë shpëtim në Detin e Mesdheut, duke lundruar me anije të pasigurta për të ikur nga lufta, ndjekja apo varfëria.

Këto komente Papa i ka bërë gjatë takimit me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, mbrëmë në Vatikan.

Papa tha se është “evidente se proporcionet e fenomenit kërkojnë involvim shumë më të gjërë”.

Ai ka kërkuar “përkushtim më të gjërë në nivelin ndërkombëtar dhe evropian”.

Papa Françesk e ka falënderuar Italinë për shpëtimin dhe strehimin e refugjatëve dhe imigrantëve të tjerë, numri i të cilëve ka arritur në 200 mijë, prej fillimit të vitit 2014.

Vetëm javën e kaluar kanë arritur më se 10 mijë vetë.

Italia thotë se do ta vazhdoj shpëtimin e imigrantëve që mashtrohen nga trafikantët dhe braktisen në det, por ka kërkuar që Bashkimi Evropian ta rrisë ndihmën për strehim dhe shpëtim të imigrantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat