Ukrainë: Shkatërrohen shtatoret e Leninit

Bota

Ukrainë: Shkatërrohen shtatoret e Leninit

Më: 18 prill 2015 Në ora: 17:53

Autoritetet thanë sot se persona të maskuar i kanë shkatërruar disa shtatore të ish-liderit sovjetik, Vladimir Iliç Lenin, në pjesën lindore të Ukrainës, që vlerësohet se është një paraqitje e freskët e ndjenjave kundër Rusisë, derisa Kievi po lufton kundër separatistëve prorusë.

Dy shtatore janë shkatërruar në universitete në qytetin Harkov, që është nën kontrollin e shtetit, mbrëmë vonë, një javë pasi Parlamenti i Ukrainës e ka miratuar legjislacionin me të cilin ndalohet përdorimi i simboleve sovjetike në Ukrainë.

Ky legjislacion, që po ashtu, i ndalon edhe simbolet naziste, duhet të nënshkruhet nga presidenti, Petro Poroshenko.

Dje zyra e guvernatorit proukrainas në Luhansk, që është një rajon lindor i ndarë pjesërisht ndërmjet qeverisë dhe separatistëve, ka njoftuar se një tjetër përmendore e Leninit ishte ngjyrosur me ngjyrë të verdhë dhe të kaltër, që janë ngjyrat kombëtare të Ukrainës, dhe më vonë kjo përmendore në fshatin Stanytsya Luhanska ishte shkatërruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat