40 viktima në Irak nga sulmet me bomba

Bota

40 viktima në Irak nga sulmet me bomba

Më: 17 prill 2015 Në ora: 19:22

Një seri e sulmeve me bomba e kanë tronditur sot Bagdadin, duke vrarë 40 persona kryesisht duke pasur cak vendet publike.

Asnjë grup deri më tash nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, por dhuna ka eskaluar në kryeqytetin irakian dhe në vende të tjera të Irakut.

Në të kaluarën, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulme të ngjajshme, veçanërisht kur ka pasur cak zonat me shiit si dhe forcat irakiane të sigurisë.

Zyrtarët shëndetësor kanë konfirmuar viktimat e sulmeve të së premtës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat