30 të vdekur nga zjarret në Siberi

Bota

30 të vdekur nga zjarret në Siberi

Më: 17 prill 2015 Në ora: 11:20

Zjarret kanë vazhduar të përhapen në Siberi, ndërsa numri i të vdekurve nga flakët në rajonin Khakasia ka arritur në 30.

Autoritetet thonë se zjarret kanë djegur më shumë se 118 mijë hektarë tokë.

Mbi 1,500 shtëpi janë djegur në Khakasia qysh më 12 prill, duke lënë së paku 5,000 njerëz pa strehë.

Zyrtarët kanë thënë sot se numri i të vdekurve ka arritur në 30 dhe se dy persona figurojnë të zhdukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat