Shpërthim në qendër të Kievit

Bota

Shpërthim në qendër të Kievit

Më: 2 prill 2015 Në ora: 11:35

Një bombë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në qendër të Kievit.

Shpërthimi, që ka ndodhur në hyrjen e një banke, nuk ka shkaktuar viktima, porse ka thyer xhamat e ndërtesës.

Disa bomba kanë shpërthyer muajve të fundit në qytetet Odesa dhe Kharkiv, të dy jashtë zonës që kontrollohet nga separatistët në lindje të Ukrainës.

Shumë nga bombat kanë pasur në shënjestër organizatat që kanë lidhje me forcat e qeverisë, të cilat luftojnë kundër rebelëve.

Autoritetet e Ukrainës kanë fajësuar për to Rusinë dhe separatistët.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka arrestuar të mërkurën tre persona të dyshuar për përfshirje në disa shpërthime në Odesa, në periudhën dhjetor – mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat