​Izraeli testoi “Llastiqet e Davidit”

Bota

​Izraeli testoi “Llastiqet e Davidit”

Më: 1 prill 2015 Në ora: 23:49

Zyrtarët izraelitë kanë njoftuar se një sistem i përbashkët i mbrojtjes nga raketat me Shtetet e Bashkuara kaloi me sukses një test të ri që pritet të jetë operativ vitin e ardhshëm .

Kjo do të mundësojë në mbrojtjen e vendit kundër guerilasve të Hezbollahit në Liban

Ministria e Mbrojtjes së Izraelit ka njoftuar se sistemi “Llastiqet e Davidit” zbuluan me sukses qëllimin e serive të testeve të kryera me Agjencinë e Mbrojtjes raketore të SHBA-së duke vlerësuar se fjala është për një “gurthemel” të madh.

“Llastiqet e Davidit ", ka për qëllim për t'iu kundërvënë raketave me rreze të mesme, të cilat i kanë armiqtë e Izraelit në të gjithë rajonin e veqanërisht Hezbollahu.

Ajo organizatë ka udhëhequr luftë një mujore kundër Izraelit në vitin 2006 dhe besohet se ka mijëra raketa.

“Llastiqet e Davidit” e ka ndërtuar kompania izraelite “Rafael” së bashku me kompaninë amerikane “Rejteonom”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat