ISIS humbëse në Tikrit

Bota

ISIS humbëse në Tikrit

Më: 1 prill 2015 Në ora: 23:14

Qeveria në Irak ka shpallur humbjen e ushtrisë së ISIS-it në qytetin e Tikritit dhe ka paralajmëruar ekstremistët që po mbajnë qytetet tjera të Irakut që do të përballen me sulme

Kryeministri i Irakut Hajdar Al Abadi në përcjellje të ushtarëve triumfalisht ka shëtitur nëpër rrugët e Tikritit duke mbajtur flamurin shtetëror.

Fitorja kundër ekstremistëve në vendlindjen e kryetarit të vrarë të Irakut Sadam Husein konsiderohet çelësi kryesor i përzënies së ISIS-it nga Mosuli qyteti i dytë më i madh në Irak.

Ministri i Mbrojtjes Halid Al Obeidi bëri të ditur fitoren në Tikrit, duke thënë se forcat e sigurisë e kanë përmbushur misionin në ofensivën një mujore për të clriuar Tiktirit dhe pjesën më të madhe të krahinës Salahudin nga pjesëtarët e ISIS.

Al Obeidi i ka numëruar krahinat tjera që janë ende nën kontrollin e ekstremistëve duke thënë se trupat irakiane tashmë do të shkojnë atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat