Zjarr në Gjirin e Meksikës, katër të vdekur

Bota

Zjarr në Gjirin e Meksikës, katër të vdekur

Më: 1 prill 2015 Në ora: 22:42

Katër punëtorë kanë vdekur ndërsa 16 janë lënduar, ndërkaq 300 prej tyre janë evakuuar pasi që në një platformë të naftës në Gjirin e Meksikës ka rënë një zjarr.

Kompania shtetërore e naftës “Petroleos Meksikanos - Pemeks “ ka njoftuar se në fikjen e zjarrit janë angazhuar tetë anije zjarrfikëse.

Ende nuk dihet nëse nafta ka rrjedhë në Gjirin e Meksikës.

Agjencia për Sigurinë e Energjisë e Meksikës tha se të lënduarit janë transportuar në një spital lokal , duke shtuar se zjarri është shuar .

Zjarri shpërtheu në platformën Abkatun, jo shumë larg nga shtetet meksikane Campeche dhe Tabasko .

Kompania “Pemeks” ka pasur disa aksidente në vitet e fundit . Të paktën 37 vetë kanë vdekur në shpërthimin në selinë e kompanisë në Mexico City në vitin 2013 .

Në shtator të vitit 2012, 26 njerëz kanë vdekur nga një zjarr që shpërtheu nga gazi në këtë kompani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat