Ish-presidenti merret në pyetje pasi akuzohet për mashtrim

Bota

Ish-presidenti merret në pyetje pasi akuzohet për mashtrim

Më: 1 prill 2015 Në ora: 20:31

FRANCË – Ish-Presidenti francez, Nikolas Sarkozy, u mor në pyetje mëngjesin e sotëm, lidhur me dyshimet për financime të paligjshme gjatë fushatës së tij zgjedhore të vitit 2012.

60-vjeçari Sarkozy u përfshi në këtë akuzë vetëm tre ditë, pasi ai deklaroi ‘rikthimin’ e tij në zgjedhjet lokale franceze.

“Independent” raporton se ish-kreu i shtetit të Francës dëshmoi sot para agjentëve të Financës.

Ai u përballë me akuzat për lejimin në mënyrë të paligjshme të pagimit të gjobës prej 360.000 euro nga partia e tij e qendrës së djathtë, gjobë e cila ishte adresuar në emër të tij, për shkeljen e limiteve ligjore për shpenzimet e fushatës në vitin 2012.

Në kuadër të hetimit mbi faturat e falsifikuara, e njohur si çështja “Bygmalion”, janë ndaluar Guillaume Lambert, drejtori i fushatës zgjedhore të Sarkozy në 2012, Philippe Briand, që ishte shefi i financave dhe avokati i Ump, Philippe Blanchetier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat