Sulmuesi i Policisë ishte femër

Bota

Sulmuesi i Policisë ishte femër

Më: 1 prill 2015 Në ora: 19:46

(I plotësuar)Policia e Stambollit ka vrarë një femër e cila mbante një bombë ka thënë guvernatori I Stambollit Vasip Shahin.

Shahin ka thënë se njëri person ka ikur ndërsa është plagosur lehtë një polic.

Momentalisht nuk është e njohur kush qëndron pas këtij sulmi i cili ka ndodhur një ditë pas vrasjes së prokurorit të Stambollit Mehmet Selim Kiraz.


Shkëmbim zjarri para policisë në Stamboll, vritet sulmuesi

Në një shkëmbim zjarri mes policisë dhe dy sulmuesve para selisë së policisë në Stamboll sot është vrarë njëri nga sulmuesit ndërsa dy policë kanë mbetur të plagosur.

Agjencia turke Dogan ka publikuar një video xhirim ku shihet një person i shtrirë në tokë derisa policia ka bllokuar rrugët në Aksaraj në pjesën qendrore të Stambollit.

Njëri nga dy sulmuesit në këtë rast ia ka arritur të ikë transmeton AFP.

Një zyrtar i policisë së qytetit ka konfirmuar për agjencinë Reuters se ka ndodhur sulmi dhe se ka dëgjuar të shtëna por ka mohuar të komentojë nëse ka viktima duke thënë se më vonë do të ketë deklaratë për shtyp.

Ky sulm ka pasuar disa orë pasi që dy persona të armatosur kanë hyrë në zyrat e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi në periferi të Stambollit.

Policia ka bllokuar rrugën para kësaj ndërtesë në Kartalin e katër në pjesën aziatike të Stambollit transmeton agjencia turke.

Reuters bën të ditur se policia ka arrestuar sulmuesin në partinë për Drejtësi dhe Zhvillim i cili nxori nga dritarja flamurin me emblemën e shpatës.

Një ditë më herët dy ekstremistë të majtë kanë marrë peng prokurorin e Stambollit ndërkaq nga një sulm i policisë janë vrarë dy pengmarrësit derisa prokurori ka vdekur disa orë më vonë pasi që nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat