Sulm i armatosur ndaj ndërtesës së Departamentit të Policisë së Stambollit

Bota

Sulm i armatosur ndaj ndërtesës së Departamentit të Policisë së Stambollit

Më: 1 prill 2015 Në ora: 18:45

Ndaj ndërtesës së Departamentit të Policisë së Stambollit në bulevardin “Vatan” u ndërmor një sulm i armatosur. Si pasojë e kundërpërgjigjes së rojeve të sigurisë në ngjarje humb jetën një person, i gjinisë femërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra, ndaj pikës së sigurisë në hyrje të ndërtesës kryesore u hap zjarr nga dy persona, njëri prej tyre femër. Si pasojë e kundërpërgjigjes së rojeve të sigurisë pati një konflikt për një kohë të shkurtër.

Gjatë konfliktit vritet një nga sulmuesit e cila është e seksit femër. Ndërsa sulmuesi tjetër është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar pas pak minutash dhe ishte në gjendje të plagosur. Mësohet gjithashtu se gjatë konfliktit është plagosur lehtë edhe një nga policët. Rruga është mbyllur për trafikun, ndërsa ekipet mjekësore janë drejtuar për në vendin e ngjarjes.

Prefekti i Stambollit, Vasip Shahin ka pretenduar se femra e vrarë gjatë sulmit ka patur mbi trup bombë dhe një armë automatike

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat