Dadajev: Më kanë torturuar derisa kam pranuar vrasjen

Bota

Dadajev: Më kanë torturuar derisa kam pranuar vrasjen

Më: 1 prill 2015 Në ora: 18:29

Zaur Dadajev, i akuzuar për vrasjen e opozitarit rus Boris Nemtsov ka thënë sot në gjykatën e Moskës se e kanë rrahur keq derisa është detyruar ta pranojë vrasjen.

Pesë njerëz janë arrestuar në lidhje me vrasjen e Nemtsovit më 27 shkurt por vetëm Zaur Dadajev para gjyqtarit dhe hetuesve e ka pranuar vrasjen.

Gazetat dhe agjencitë ruse sot kanë botuar deklaratën e Dadajevit I cili ka thënë se është rrëmbyer, rrahur dhe i shtyrë ta pranojë vrasjen.

“Më kanë marrë meshkuj të panjohur më 5 mars. Nnuk e di ku më kanë mbajtu, por arrestimi zyrtar nuk ka ndodhur deri më 7 mars”, ka thënë Dadajev.

Dadajev ka thënë se para se të arrestohet I është “çka dhe si duhet të thotë”.

Në seancën dëgjimore Dadajev nuk e ka pranuar fajësinë ndërkaq aktivistët për të drejtat e njeriut kanë thënë se Dadajev ka gjurmë të rrahjes. Dadajev ka qenë polic në forcat e sigurisë çeçene.

Gjykata e Moskës ka vendosur sot paraburgim edhe për një muaj./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat