Policia e ka arrestuar një person të armatosur që ka hyrë në zyret e partisë së presidentit turk, Rexhep Erdogan, në Stamboll.
Ky rast ka ndodhur një ditë pasi pjesëtarë të një grupi radikal të majtë e morën peng një prokuror brenda një prej gjykatave të Stambollit.
Personi i arrestuar ka thyer dritaret në katin më të lartë të ndërtesës në qarkun Kartal, në pjesën aziatike të Stambollit.
Reuters në lajmin e publikuar citon mediat turke të cilat fillimisht kanë thënë se ishin dy persona të armatosur që ishin futur dhunshëm në partinë AK, të presidentit turk.