Biznismenët britanik e përkrahin Cameronin

Bota

Biznismenët britanik e përkrahin Cameronin

Më: 1 prill 2015 Në ora: 08:51

Rreth 100 udhëheqës të kompanive të mëdha britanike i kanë ofruar përkrahje kryeministrit aktual të Britanisë, David Cameron duke thënë se një ndryshim në kahjen e ekonomisë britanike të vlefshme, 2.8 trilion dollarë do të vendoste vendin në rrezik.

Sondazhet që po bëhen para zgjedhjeve të 7 majit thonë se as konservatorët e Cameron e laburistët nuk do e fitojnë shumicën e 650 ulseve të parlamentit.

"Ne besojmë që qeveria e udhëhequr nga konservatorët ka qenë e mirë për bizneset dhe ka ndjekur politika që kanë përkrahur investimet dhe krijimet e vendeve të punës”, shkruan në letrën e biznismenëve britanik të botuar në gazetën “Telegraph”.

Në mesin 103 nënshkruesve të letrës janë edhe Philip Green, bosi i TopShopit, shefi ekzekutiv i BP-së, Bob Dudley, ndërmarrësit Luke Johnson dhe shefi i ardhshëm i ‘Credit Suisse’, Tidjane Thiam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat