Greqia kundër sanksioneve ndaj Rusisë

Bota

Greqia kundër sanksioneve ndaj Rusisë

Më: 1 prill 2015 Në ora: 00:35


Kryeministri grek Alexis Tsipras tha se qeveria e re e Greqisë nuk është dakord me sanksionet kundër Rusisë, dhe dëshiron të shtojë lidhjet tregtare me Moskën. Zoti Tsipras i bëri komentet në prag të një vizite në Moskë javën e ardhshme.

Në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve TASS, zoti Tsipras tha se ai i konsideron sanksionet si një rrugë që nuk të çon askund dhe se embargoja reciproke që Rusia ka vënë ndaj produkteve ushqimore të Bashkimit Evropian e ka dëmtuar seriozisht ekonominë e vendit të tij.

SHBA dhe BE-ja vendosën sanksione ekonomike ndaj Rusisë lidhur me aneksimin prej saj të gadishullit ukrainas të Krimesë dhe mbështetjen për rebelimin në Ukrainën lindore. Moska u kundërpërgjigj duke ndaluar importet ushqimore nga perëndimi, një hap që i ka dëmtuar eksportet bujqësore greke në një kohë kur Greqia përballet me një krizë të thellë financiare.

Që nga zgjedhja në muajin janar, qeveria Tsipras – një koalicion ndërmjet partisë së tij radikale të majtë SYRIZA dhe një partie të vogël nacionaliste të djathtë, është përpjekur për marrëdhënie të ngrohta me Rusinë, dhe ka kritikuar qeveritë e kaluara greke për ndjekjen e politikave të BE-së kundrejt Moskës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat