Ndërron jetë prokurori turk që u zu rob

Bota

Ndërron jetë prokurori turk që u zu rob

Më: 31 mars 2015 Në ora: 20:33

(I plotësuar) -​ “Prej më shumë se 6 orësh drejtues të policisë në Turqi negociuan me pengmarrësit, por në fund e vetmja rrugëzgjidhje mbeti ndërhyrja e forcave speciale”, tha shefi i policisë së Stambollit.

Fillimisht mediat turke raportuan se pas ndërhyrjes së forcave speciale, prokurori kishte mbetur i plagosur, por më pas ishte ministri i Jashtëm i Turqisë, i cili shkruajti në “Twitter” se Mehmet Selim Kiraz ka ndërruar jete”.

Prokurori, përgjegjës për hetimin mbi vrasjen e një 14-vjeçari gjatë manifestimeve për Parkun Gezi, u mor peng në gjykatë nga anëtarë të grupit të ekstremit të majtë DHKP-C gjatë ditës së martë në Stamboll.

Hetuesi që u mbajt peng për disa orë u fotografua nga agresorët përpara një flamuri të grupit ekstremist.

Adoleshentin Berkin Elvan u qëllua me armë zjarri në kokë nga një agjent i policisë. Djaloshi, sot simbol i represionit të egër kundër të rinjve të Gezi Park, vdiq pas 9 muajsh në gjendje kome.

Vriten pengmarrësit

Siç raportojnë mediat turke prokurori është plagosur ndërsa pengmarrësit janë vrarë në aksionin e Policisë në ndërtesën e gjykatës në Stamboll.

Mehmet Selim Kiraz është marrë peng sot nga pjesëtarët e partisë revolucionare marksiste e cila po ashtu e ka publikuar një foto të prokurorit ku shihet se ia kanë vënë revolen në kokë.

Ata kanë dhënë afat prokurorit të tregojë emrin e policit që ka vrarë një adoleshent në protestat antiqeveritare në Turqi.

Eksploziv dhe të shtëna në gjykatën e Stambollit

Në ndërtesën e gjykatës në Stamboll ku pjesëtarët e grupit radikal majtist po mbajnë peng prokurorin Mehmet Selim Kiraz, është dëgjuar eksploziv.

Përveç kësaj agjencitë citojnë dëshmitarët duke thënë se kanë dëgjuar edhe të shtëna.

Agjencia Reuters njofton se ka dëgjuar të shtëna dhe se nga ndërtesa po del tym

Autoritetet deri më tani nuk kanë konfirmuar nëse ka filluar ndonjë operacion kundër pengmarrësve.

Para disa orës shefi i policisë së Stambollit ka thënë se janë duke negociuar me dy pengmarrësit./kp

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat