SHBA: Pentagoni e mbështet forcën e përbashkët arabe

Bota

SHBA: Pentagoni e mbështet forcën e përbashkët arabe

Më: 31 mars 2015 Në ora: 20:18

Sekretari i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Ashton Carter, e ka mbështetur planin e liderëve sunitë në Ligën Arabe, për ta formuar një forcë të përbashkët ushtarake për t’i luftuar sunitët ekstremistë në grupin militant, Shteti Islamik, dhe kryengritësit huthi në Jemen, që mbështeten nga Irani.

Duke folur mbrëmë vonë në Nju Jork, zoti Carter vlerësoi se forca e planifikuar e përbashkët është “gjë e mirë”.

Marrëveshja e shpallur më 29 mars në samitin e Ligës Arabe në Egjipt, tregon për një përkushtim të ri të Arabisë Saudite, Egjiptit, dhe aleatëve të tyre, për të intervenuar ushtarakisht në krizat rajonale.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Marie Harf, tha dje se Uashingtoni ende po pret për ta parë saktësisht strukturën dhe mandatin operacional të forcës së Ligës Arabe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat