Iraku e rimerr qendrën e Tikritit

Bota

Iraku e rimerr qendrën e Tikritit

Më: 31 mars 2015 Në ora: 15:34

Trupat irakiane të ndihmuara nga paramilitarët shiit dhe sunit kanë arritur në qendër të Tikritit, pasi i kanë siguruar seksionet jugore dhe perëndimore nga militantët e Shtetit Islamik, ka njoftuar sot kryeministri irakian, Haidar al Abadi.

“Forcat tona të sigurisë kanë arritur në Tikrit, ndërsa e kanë liruar pjesën jugore dhe perëndimore të qytetit e tani janë duke u munduar ta kontrollojnë në tërësi qytetin”, citohet Abadi përmes një komunikate të publikuar nga zyra e tij.

Ai tha se fitorja u arrit nga angazhimi i ushtrisë dhe policisë irakiane, të përkrahura nga sulmet ajrore të SHBA-ve, përgjatë luftetarëve shiit dhe fiseve sunite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat