Spanjë: Arrestohet një familje që donte t’i bashkohej IS-it

Bota

Spanjë: Arrestohet një familje që donte t’i bashkohej IS-it

Më: 31 mars 2015 Në ora: 11:52

Ministria e brendshme në Spanjë njofton se ka arrestuar katër anëtar të një familje, përfshirë dy të mitur pasi dyshohet se ishin rrugës për në Siri, që të bëhen xhihadistë.

Një komunikatë e kësaj ministrie ka thënë se çifti dhe dy djem, nën moshën 16 vjeçare, janë arrestuar në Badalona, një qytet afër Barcelonës.

Ministria ka thënë se besojnë që një djalë tjetër i të njëjtit çift ka vdekur vitin e kaluar pasi iu kishte bashkuar militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Fëmijët adoleshent e kishin lënë shkollën në Spanjë, dhe kishin shkuar në Marok për të studiuar Kuranin.

Identiteti i familjës së arrestuar nuk është publikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat