Kuvajti zoton 500 milionë dollarë për Sirinë

Bota

Kuvajti zoton 500 milionë dollarë për Sirinë

Më: 31 mars 2015 Në ora: 10:22

Kuvajti do të dhurojë 500 milionë dollarë për lehtësimin e krizës humanitare në Siri, ka njoftuar sot lideri i këtij shteti gjatë një samite ndërkombëtar në kryeqytetin u Kuvajtit, raporton Reuters.

“Jam i lumtur të njoftoi zotimin e shtetit të Kuvajtit në vlerë prej 500 milionë dollarë nga qeveria dhe sektori privat për të përkrahur sitautën humanitare për vëllezërit tanë në Siri”, ka thënë Sabah al-Ahmed al-Sabah gjatë fjalimit që është transmetuar drejtpërdrejt në televizion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat