Prokurorët e përfundojnë paraqitjen kundër Tsarnaevit

Bota

Prokurorët e përfundojnë paraqitjen kundër Tsarnaevit

Më: 30 mars 2015 Në ora: 19:38

Prokurorët federal të SHBA-ve, e kanë kryer prezantimin e rastit kundër Dzhokhar Tsarnaev, të dyshuarit kryesor për sulmin me bombë gjatë maratonës së Bostonit.

Tani e kanë radhën avokatët e Tsarnaevit që të bëjnë prezantimin e tyre.

21 vjeçari i lindur në Kirgizstan, student mysliman i cili e ka fituar nënshtetësinë e SHBA-ve mund të përballet me dënimin me vdekje nëse shpallet fajtor për sulmin që mori jetën e tre personave dhe lëndoi 264 të tjerë më 15 prill 2013.

Ai gjithashtu akuzohet për vrasjen e një polici.

Avokatët e tij, thonë se ai e pranon që e ka vendosur bombën, mirëpo ka qenë i radikalizuar dhe i manipuluar nga vëllai i tij më i madh, Tamerlan, i cili u vra gjatë një përballje me policinë, katër ditë pas sulmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat