Jemen: Sulmi saudit vret së paku 15 persona

Bota

Jemen: Sulmi saudit vret së paku 15 persona

Më: 30 mars 2015 Në ora: 16:38

Një sulm ajror i koaalicionit që udhëhiqet nga Arabia Saudite, raportohet se ka vrarë dhe lënduar disa dhjetëra persona në një kamp të të zhvendosurve, në Jemenin veriperëndimor.

Agjencia e lajmeve AFP e ka cituar organizatën Mjekët Pa Kufij, duke thënë se 15 trupa të pajetë dhe 30 persona të lënduar janë dërguar në spital, afër kampit Al Mazrak në krahinën Hajja, gjatë ditës së sotme.

Një zyrtar vendor ka thënë se në mesin e viktimave ka fëmijë, gra dhe personel të sigurisë së kampit.

Zyra e OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare, ka thënë se sulmi është bërë mbi kamp.

Në kamp, prej vitit 2009, janë vendosur jemenas që janë zhvendosur si pasojë e konfliktit në mes të Huthit dhe qeverisë qëndrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat